Eurokomisioneri për zgjerim, Johanes Hahn, do të vizitojë më 18 shtator Maqedoninë, për të parë përparimin dhe rezultatet në implementimin e marrëveshjes politike të 2 qershorit.
Hahn, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç, në kuadër të vizitës në Maqedoni planifikon rinisje të dialogut paraqasës (HLAD), gjë për të cilën partitë janë marrë vesh më 15 qershor.
Megjithatë, sipas informacioneve të Komisionit, nëse deri më 15 shtator nuk zgjidhet prokurori special që do të merret me përgjimet, atëherë Han do të anulojë dialogun paraqasës dhe do të mbajë takime me përfaqësuesit e pushtetit, opozitës dhe shoqërisë qytetare në Maqedoni.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...