Për çdo ditë nga Lugina e Preshevës po ikin shqiptarët në drejtim të Kosovës, por edhe në drejtim të vendeve të BE-së. Derisa Prishtina dhe Tirana po bëjnë “sehir”, nga papunësia e madhe, zhvillimi ekonomik dhe paqëndrueshmëria politike shqiptarët e Kosovës Lindore po e përjetojnë “eksodin e heshtur” që po i shkon për shtati politikës në Beograd.
Shqiptarët në Luginën e Preshevës janë pakica më e diskriminuar në Evropë, e cila në vijimësi po ballafaqohet me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe me shpërnguljen e vazhdueshme drejt BE-së dhe drejt Kosovës. Nga papunësia e madhe, zhvillimi ekonomik dhe paqëndrueshmëria politike shqiptarët atje po e përjetojnë “eksodin e heshtur” që po i shkon për shtati qeverisë së Serbisë.
E për këtë shqiptarët në Luginë po e fajësojnë Kosovën dhe Shqipërinë se nuk po gëzojnë përkrahje nga to.Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu, ka thënë se ka intensifikuar takimet me institucionet e Republikës së Kosovës me qëllim të zgjidhjes së probleme që ata kanë. E ndihmë më të madhe atyre u ka premtuar edhe presidenti Hashim Thaçi, por pasi Kosova të integrohet në BE, që i bije pas një dekade.Pavarësisht këtyre, kryetari i Preshevës vlerëson se vetëm komunikimi me qeverinë e Serbisë mund t’ia kthejë jetën Luginës.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...