Shkruajnë: Dr. Alban Zogaj dhe Dr. Lumir Abdixhiku
Punimin mund ta shkarkoni këtu
Abstrakt: COVID-19 është pandemia më e ashpër që ka goditur botën që nga “Gripi Spanjoll” i viteve 1918-1919. Pandemia ka prishur rrjedhën normale të jetës, ka ndryshuar sjelljet njerëzore në ekonomi e treg, ka shtyrë sistemin shëndetësor në limitet e kapacitetit të tij, dhe ka futur ekonominë botërore në recesion të thellë. Në mungesë të politikave më të targetuara, qeveritë kryesisht zgjodhën kufizimin e pjesshëm apo të plotë të lëvizjes (siç ishte mbyllja e periudhës Mars-Qershor në Kosovë), të cilat masa – natyrshëm në vete bartnin një kosto ekonomike. Pasojat ekonomike të këtyre masave janë – në gjithë paparashikueshmërine e viteve më parë – dramatike. Ato, së paku në periudhën afatshkurtë u shoqëruan me pasiguri investimesh, me rënie të konsumit, me rritje të papunësisë e me mbyllje të përkohshme e të përhershme të bizneseve. Shumë industri botërore u goditën rëndë nga kufizimi i lëvizjes nëpër botë. Të tjera ndryshuan sjellje. E për të zbutur recesionin ekonomik, qeveritë në vendet e industrializuara implementuan stimuj të shumtë fiskal, të financuar kryesisht nga rezervat apo borxhi publik. Vetëm deri në maj 2020, shumë prej këtyre vendeve kanë shpenzuar deri në 10% të Bruto Produktit Vendorë (BPV-së) së tyre në masa të tilla fiskale. Kosova – si shumë shtete tjera në zhvillim – nuk ka kapacitete financiare të alokojë drejtpërsëdrejti rreth 10% të Bruto Produktit Vendorë në stimuj të tillë ekonomik. Por Kosova, si shumë shtete të tjera në rajon e Evropë duhet të ketë kapacitete të mjaftueshme për të a) krijuar politika ekonomike e fiskale që fillimisht zbusin goditjen ekonomike të pandemisë; dhe b) politika që nxisin rimëkëmbjen pas pandemisë. Për të kuptuar natyrën e politikave të domosdoshme të Kosovës, fillimisht duhet kuptuar pasojat që pandemia ka krijuar në periudhën e deritanishme si dhe pritjet për dëmet që e njëjta mund të krijojë deri në normalizimin e plotë. Qëllimi i këtij punimi është të përmbledhë fillimisht pasojat kryesore makroekonomike që janë krijuar në vend, dhe të sugjerojë më pas – në vija të trasha – politikat eventuale që vendi ynë mund dhe duhet t’i ndjekë.
Botues: Sbunker
Seria: OSF Alumni papers
Autorë: Dr. Alban Zogaj dhe Dr. Lumir Abdixihiku
Mbështetur nga: Open Society Foundations dhe Kosovo Civil Society Foundation (KCSF)
Begaj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut: Të lihen pas re...
Trump për Iranin: Ndonjëherë duhet përdorur forcë
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...