Një xhami në Amerikë ka ndjekur rrugën e mëshirës gjatë festave dhe ka ndihmuar me pagesë personin që vandalizoi vendin e tyre të adhurimit, duke vizatuar një svastikë në derë.
Xhamia Masjid Al Salam në Fort Smith, Alabama, mblodhi rreth 1,700 dollarë për të paguar gjobat e personit që kishte vizatuar simbole të urretjes gjatë muajit tetor të vitit 2016, shkruan “NBC”, transmeton portali arbresh.info
Ambraham Davis ishte dënuar për vandalizëm dhe duhet të paguante një gjobë të majme.
“Ne kemi dëgjuar se ai kishte probleme financiare”, tha Louay Nassri, presidenti i Al Salam, për NBC. “Nëse ne nuk ja paguajmë gjobën, ai detyrohet të mbajë gjashtë vite burg, prandaj ne nuk duam që të ndodhë kjo.”
Davis u dënua për krim në vitin 2016, pasi ai është parë duke vandalizuar xhaminë përmes kamerave të sigurisë./arbresh.info/
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...