Një nënë e re 21-vjeçare Charlotte dhe burri i saj Attile, 28 vjeç, kanë dhënë një lajm tronditës për vajzën e tyre.Foshnja Evlyn kishte një anomali kromozomesh, tru të pazhvilluar, rrugët e frymëmarrjes, mushkërinë dhe aortë të ngushta.
Nëna e saj ka zbuluar 20 javë pas shtatzënisë se truri i saj dhe aorta nuk ishin normale. Evlyn është lindur në javën e 37-të pasi nëna e saj rrezikoi dështimin. Vogëlushja nuk mund t’u mbijetonte operacioneve sepse ishte shumë e dobët dhe nuk mund të merrte frymë vetë. Ajo nuk mundi t’i përballonte këto probleme dhe u nda nga jeta pak javë më parë.
Mjekët i kishin paralajmëruar se Evlyn do të vdiste në spital ose ata mund ta merrnin e të qëndronin disa ditë në një bujtinë për të kaluar ditët e fundit me të. Fillimisht prindërit e saj janë shprehur se nuk mund ta besonin që foshnja e tyre vdiq, kështu që ata zgjodhën të kalonin disa ditë me të edhe pse ishte një vendim i vështirë.


