Një fëmijë, i cili sipas mediave të huaja është një tajvaneze 7 vjeçe, ka ndërruar jetë gjatë një udhëtimi me avion nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Gjermani.
Nuk ka shërbyer as zbritja emergjente e avionit në Kuvajt, e kryer për të tentuar t’i shpëtohej jeta. “Emirates Airline”, ka konfirmuar që “pasagjerja ka marrë kura të menjëhershme mjekësore pas zbritjes, por për fat të keq, është shpallu i vdekur nga një mjek në tokë”.
Sipas burimeve, e mitura kishte hipur me mamanë e saj, gjyshen dhe vëllezërit, pavarësisht se ishte me temperaturë të lartë. Pas rreth 45 minutash në avionin e linjës “Emirates EK049” të 10 tetorit nga Dubai në Mynih, i kanë rënë të fikët, edhe pse ajo mori ndihmën e parë që në brendësi të avionit. Gjatë zbritjes në Kuvajt, mjeku nuk ka bërë gjë tjetër, veç se ka konstatuar vdekjen e 7-vjeçares.
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...