Të bëheni të pëlqyeshëm është më e lehtë se ç’mund të mendoni
Janë kryer shumë hulumtime për trajtat dhe sjelljet të cilat i bëjnë njerëzit të pëlqyeshëm – e të cilat nuk kanë të bëjnë fare me atë çfarë ata thonë, transmeton Telegrafi.
Flisni me ton më të lartë
Më pak rëndësi ka ajo çfarë thoni sesa mënyra si e thoni. Një raport i vitit 2014, i publikuar në ‘PLoS ONE’ ka zbuluar se meshkujt dhe gratë të cilët flasin me ton më të lart perceptohen si më të pëlqyeshëm dhe më të besueshëm.
Vishuni mirë
Një studim i vitit 2011, i publikuar në ‘European Journal of Personality’ ka zbuluar se ekstrovertët dhe personat e përqendruar pas vetës perceptohen si më të pëlqyeshëm.
Sipas eksperimenteve të ndryshme, arsyeja se përse ekstrovertët dhe personat e përqendruar pas vetes konsiderohen si më të pëlqyeshëm është sepse ata dinë si të vishen dhe kujdesen për pamjen fizike.
Mbani pamje energjike dhe me plot vetëbesim
I njëjti studim i lartcekur ka zbuluar se pëlqyeshmëria gjithashtu varet edhe nga shpejtësia dhe energjia e lëvizjeve trupore, dhe nga vetëbesimi me të cilin bëhen ato lëvizje.
Buzëqeshni
Hulumtime të ndryshme sugjerojnë se buzëqeshja e herëpashershme gjatë bisedës i rritë shanset që t’i pëlqeni një personi. Gjithashtu, një tjetër studim sugjeron se nëse buzëqeshni kur takoheni për herë të parë me dikë, kjo do t’u ndihmojë atyre t’ju mbajnë në mend përgjithmonë.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit