Kur jeni me pushime apo udhëtime larg shtëpisë, një nga problemet që ju shoqëron është edhe rrudhosja e rrobave.
Sado që t’i palosni me kujdesin maksimal përpara se t’i vendosni në valixhe, prap diçka aty do të rrudhoset. Por ju nuk mund të ngrini dhe hekurin e rrobave e ta merrni me vete kur udhëtoni.
Kjo është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për heqjen e rrudhave nga rrobat, pa ndihmën e hekurit të hekurosjes.
Fillimsht mbyllni dyert dhe dritaret e banjës për të mos lejuar daljen e ajrit.
Vendosini veshjet e rrudhosura në varëse rrobash dhe varini në ambjentin e banjës.
Bëni kujdes që ato të jenë sa më afër dushit, por jo aq afër sa të lagen nga uji.
Më pas futuni të laheni në dush siç bëni zakonisht.
Kur të ken imbaruar, do të shihni se avulli i emetuar do t’i ketë zhdukur rrudhat nga rrobat tuaja.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj