Mjafton të shfletoni një revistë mode ose të lundroni në një faqe online këpucësh për të vënër re menjëherë se balerinat janë një nga trendet më të forta të pranverë-verës që po vjen.
Komode dhe të kombinueshme; janë dy cilësi që i bëjnë perfekte nga mëngjesi në mbrëmje.
Nëse edhe juve ju pëlqejnë balerinat, revista e modës Grazia.it sugjeron 4 kombinime për stinën e ngrohtë që na pret…

1. Kombinimi me xhinse që kanë bel të lartë, bluzë me vija stil navy dhe një blazer lëkure për një devizë ‘fashion’ çdo ditë, praktike dhe cool.

2. Kombnimi me një look tailleur, një kostum sartorial dhe këmishë të kaltër për një pamje më elegante dhe feminile.

3. Kombinimi me streçe është një ndër më të zakontët, por për të mos rrezikuar një look ‘cheap’ zgjidhni një këmishë romantike me fruda dhe pardesy bezhë. Rezultati do të jetë shumë i rafinuar.

4. Kombinimi me fund midi është shumë i bukur, por për të mos krijuar një look shumë serioz, zgjidhni një xhaketë me ngjyra të ndezura si kjo./living
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...