Meshkujt janë shumë më të prirë ta ekzagjerojnë numrin e femrave me të cilat kanë pasur seks. Sipas një studimi, një në 100 britanikë pohojnë se kanë fjetur me më shumë se 100 femra, transmeton Telegrafi.
Kështu, hulumtuesit vendosën të zbulojnë arsyen se përse meshkujt gënjejnë për numrin e partnereve me të cilat kanë pasur seks, ndonëse numri mesatar që raportohet nga meshkujt dhe femrat, të paktën në teori, duhet të jetë i përafërt.
Dr. Kristin Mitchell nga Universiteti i Glasgow-it, bashkë me kolegët i kanë analizuar përgjigjet e më shumë se 15,000 femrave dhe meshkujve. Pas intervistimit të britanikëve të moshave 16-17 vjet kanë zbuluar se meshkujt raportojnë të kenë pasur mesatarisht 14 partnerë seksualë gjatë jetës, ndërsa femrat vetëm 7.
Arsyeja se përse meshkujt gënjejnë për numrin e partnereve, sipas një mashkulli që ka dashur të mbetet anonim por që ka marrë pjesë në këtë anketim, thotë se ka qenë presioni.
“I kam thënë ish-të dashurës se kam fjetur me më shumë vajza se ç’kam fjetur në të vërtetë për shkak se s’kam dashur që ajo të mendojë se jam fillestar në seks. I kam thënë se kam fjetur me 13 vajza gjatë jetës sime, por unë kam fjetur vetëm me 5”, – ka rrëfyer ai.
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...
“O Shëndrit ku e kam gruan”, DJ Gimbo reagon me humor pasi S...
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...