Pas stinës së verës, gjatë së cilës pa dyshim se na është shkrirë ndonjë kilogramë i dhjamit edhe nëse nuk e kemi dashur këtë, tani vjen moti i ftohtë, ndërsa duam të humbim peshë. Por pse e kemi më të vështirë? Ekzistojnë disa sqarime.
A keni dëgjuar për çrregullimin afektiv sezonal? Çrregullimi afektiv sezonal është një lloj i depresionit, i cili paraqitet në periudhën e caktuar të vitit dhe përcjell ndryshimin e stinëve të vitit. Është vlerësuar se 2,4 për qind e popullatës vuan nga ky çrregullim. Studimet tregojnë se femrat janë tetë herë më të ekspozuara ndaj këtij çrregullimi sesa meshkujt.
Simptomat
Nëse vëreni simptomat si në vijim, keni vëmendjen dhe reagoni shpejt: disponimi i keq, zvogëlimi i interesit për aktivitete të cilat përndryshe sjellin disponim të mirë, zvogëlimi i përqendrimit, fjetja e gjatë ( zakonisht e zgjatur për 4 apo më shumë orë gjatë ditës, zvogëlimi i energjisë dhe lodhja, dëshira e tepruar për karbohidrate, shtimi i peshës trupore dhe dëshira për ëmbëlsira, tërheqja nga kontaktet sociale, e sidomos depresioni. Ky i fundit karakterizon një varg simptomash, të cilët paraqiten dhe zhduken në cikle dhe të cilët përfshijnë depresionin, frikën, lodhjen, tërheqjen sociale dhe vështirësi në përqendrim.
Supozohet se shkaktari i këtij çrregullimi është zvogëlimi i dritës së diellit, çka ndikon negativisht në orën biologjike tonë. Ndryshimet sezonale gjithashtu mund të pengojnë prodhimin e megatoninës, hormonit i cili është i rëndësishëm për gjumin dhe disponimin, si dhe rënia e nivelit të serotinës në tru. Ndërsa njëra nga mënyrat për rritjen e nivelit të serotinës, është konsumimi i sasisë së madhe të ëmbëlsirave.
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...