Gruaja e një palestinezi 92-vjeçar ka sjellur në jetë një vajzë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Khalil, në Bregun Perëndimor.
Mahmoud-al Adam e ka quajtur vajzën Tamara dhe është shprehur se është shumë i lumtur me dhuratën e Perëndisë, transmeton portali arbresh.info.
“Unë tani kam tetë vajza dhe pesë djem. Kjo ishte befasi për ne, por ky është vullneti i Perëndisë”, ka thënë Adam.
Nëna e Tamarës, Abeer është tronditur kur ka kuptuar se është në pritje të një fëmije dhe ajo nuk e ka pritur se një gjë e tillë do të ndodhë.
Abeer është mbi 42 vjeç dhe është shurdh-memece. Ajo është martuar me Ademin para disa vitesh, pasi ai kishte humbur gruan e parë.
Mjekët e fertilitetit kanë thekusar se pjellshmëria mund të dëmtohet nëse preket nga disa sëmundje, si diabeti, sheqeri në gjak, sëmundjet e zemrës e të tjera. Por, Adami ka rezoltuar në shëndet të mirë dhe dieta e shëndoshë kanë luajtur rol të madh të ai edhe në këtë moshë.
Adam ka konfirmuar se ai ushqehet me fruta dhe kryesisht me gjëra natyrale dhe se gjatë ditës merret me aktivitete të ndryshme./Arbresh.info
Numërohen gati 10% të votave – Kurti e Konjufca lënë shumë m...
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...