Një nismë ka nisur në Belgjikë, për të ndihmuar baret dhe restorantet që kanë vuajtur rëndë nga kufizimet e koronavirusit. Klientët do të paguajnë dyfish për një pijë të caktuar.
Kjo nismë është e kundërta e ‘Happy Hour’, ku pijet shpesh janë bli- një dhe merr – dy.
Sipas Federatës së Kafeneve, e cila është duke e përkrahur lëvizjen, gjysma e 12,000 kafeneve të vendit mund të mbyllen për shkak të COVID-19.
Bizneset e mikpritjes po përgatiten të rihapen javën e ardhshme, pas më shumë se dy muajsh mbyllje dhe dashamirësit e birrës në Belgjikë, (kultura e birrës e të cilëve është në listën e trashëgimisë kulturore jo-materiale të UNESCO-s) janë thirrur t’i ndihmojnë ata.
‘Ju e kujtoni Happy hour nëpër lokale’, – shkruhet në websiten e Helpy Hour. ‘Epo, tani që baret janë duke u rihapur ngadalë, pasi ndenjën të mbyllur për muaj me rradhë, është koha për të rikthyer nderin.’
Gjëja më e rëndësishme është është që ju vendosni se kur të paguani Helpy Hour. Thjesht thuajini banakierit ose kamarierit dhe paguani dyfish për një pije.
Edhe pse bareve dhe restoranteve në Belgjikë u është lejuar të rihapin dyert e tyre nga 8 qershori, ato do të duhet të zbatojnë masa të rrepta për distancimin social, të cilat pritet të ndikojnë në numrat e klientëve./Opinion.al
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...
Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...