Këshillat për dietat janë të pafundme, madje edhe ato që përfshijnë mjaltin. Sipas dietologëve një lugë mjaltë, ndryshe nga sheqeri, ul nivelin e sheqerit në gjak, kështu që është më e shëndetshme ta bësh mjaltin pjesë të dietës. Trupi do të funksionojë në nivelin optimal dhe do ta djegë dhjamin shumë më shpejt.
Për çdo gram sheqer që konsumon në ditë, trupi fiton dy gramë yndyrë, shkruan revistaclass. Ndaj përjashto nga ushqimi të gjitha sheqernat dhe ëmbëltuesit artificialë (të fshehura apo të përpunuara – ushqimet e ëmbla) dhe zëvendësoji ato me mjaltë.
Nise dhe përfundoje ditën me mjaltë:
Mëngjesi: Nise ditën me një ose dy lugë të mesme me mjaltë në një gotë me ujë të nxehtë.
Gjatë ditës: Përdor mjaltë në çaj ose në kafe. Mjalti është rreth dy herë më i ëmbël se sheqeri, kështu që sasia duhet të jetë përgjysmë.
Darka: Një ose dy lugë mjaltë në ujë të ngrohtë 30 minuta para se të shkosh në shtrat.
Kujdes: Mos e tepro me sasinë, sepse mjalti i tepërt e rrit nivelin e sheqerit në gjak, duke rritur edhe nivelet e insulinës.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun