Është muaji maj dhe shumë prej maturantëve kanë përfunduar me sukses një nga periudhat e tyre më të rëndësishme në jetë.
Mbrëmja e maturës është shumë e rëndësishme për ta, dhe mundohen që në këtë datë ata të duken sa më bukur dhe me klas.
Gjithmonë vëmendje të veçantë kanë rrëmbyer idetë kreative, e një ndër to ka qenë edhe veshja e maturantes Arilda Gjikolli nga Peja.
Ajo e ka punuar vet fustanin e saj të mbrëmjes, duke e ndërthurur me elemente arbëreshe.
Për Telegrafin, 18-vjeçarja ka treguar se një ide të tillë e ka pasur prej kohësh, ngase edhe studion në fushën e artit.
“Në periudhën që përfundova shkollën e mesme në fushën e arteve, si çdo maturant që në mbrëmjen e maturës dëshiron të shkëlqejë në mënyrë unike, unë zgjodha që të realizoj një veshje të modifikuar arbëreshe, prapë duke u kthyer tek të parët tan! Me një grim natyral, dukje të thjeshtë”.
Për të promovuar veshjen, ajo ka zgjedhur që fotofesisionin e saj ta realizojë në një ambient të veçantë.
“Setin fotografik e kam realizuar në Muzeun Etnologjik në Pejë, ndërsa realizimin e dizajnit të veshjes dhe qepjen i kam realizuar te Filizia Osakaq”, ka treguar maturantja Gjikolli.
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...