Nëse dëshironi të keni një trup në formë, të përmirësoni shëndetin kardiovaskular dhe të digjni kalori, nuk është nevoja të djerseni me orë të tëra në palestër apo të shpenzoni para të shumta në paisje për tu ushtruar në shtëpi.
Krejt çfarë ju duhet për t’i arritur këto rezultate, është një litar kërcimi.
Po pra, e dëgjuat mirë! Litari i kërcimit nuk është vetëm për fëmijët, sepse është dëshmuar se sjell përfitime të shumta shëndetësore dhe është ushtrim i mahnitshëm.
Studime të shumta sugjerojnë se 10 minuta duke kërcyer me litar janë sikurse 30 minuta vrapim sa i përket përmirësimit kardiovaskular dhe djegies së kalorive.
10 minuta kërcim me litar mund të digjni përafërsisht 330 kalori, ndërsa vrapimi djeg 270 kalori.
Më e mira e këtij ushtrimi është se nuk kërkon hapësirë, e as para. Pra, këtë ushtrim mund ta kryeni kudo dhe në çfarëdo kohe – as moti i keq nuk është arsyetim për t’iu shmangur këtij ushtrimi.
Kërcimi në litar fut në funksion disa grupe muskujsh njëherësh.
Vlen të përmendet se kërcimi në litar e përmirëson edhe koordinimin, balancimin dinamik dhe reflekset.
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në lin...
Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm 7.0 ballë
PDK përmbyllë fushatën, Hamza premton rritje pagash e pensio...
Kurti mbyll fushatën në Prishtinë: Mos lëshoni pe për siguri...
KESCO me thirrje për kursim të rrymës
Ky është orari i konferencave të KQZ-së për zgjedhjet nesërm...