Kremi kundër diellit mund të përdoret tek bebet më të mëdha se 6 muaj. Për bebet më të vegjël se 6 muaj përdorni forma të tjera të mbrojtjes kundër diellit.
Mënyra më e mirë për t’i mbrojtur bebet është t’i mbani ata në hije sa më shumë të jetë e mundur. Për më tepër, vishinin fëmijët tuaj me rroba që i mbrojnë ata, një kapele me strehë, syze. Por sigurohuni që të mos i vishni trashë pasi u bën vapë. Ju mund t’i hapni një tendë apo një çadër për ta mbrojtur nga dielli fëmijën tuaj.
Nëse fëmija juaj është më i madh se 6 muaj, është e rekomandur të përdoret kremi kundër diellit. Zgjidhni një krem kundër diellit me mbrojtje të gjërë me SPF të paktën 30. Sipas gazetashëndeti, aplikoni në të gjithë trupin e ekpozuar të bebes dhe ri-aplikojeni çdo 2 orë ose më shpesh nëse fëmija po rri në ujë.
Për të shmangur irritimin e lëkurës dhe syve të foshnjës, përdorni një mbrojtës dielli që përmban oksid zinku ose dioksid titaniumi.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj