Zoe Lush është një vajzë e vogël e cila vuan nga një sëmundje e rrallë. Kockat e saj janë aq delikate dhe të ndjeshme për tu thyer, saqë mund të ‘thyhen edhe kur fryn erë’.
Disa nga kockat e saj janë thyer që kur ajo ishte në barkun e nënës së saj, kavilja është thyer gjatë lindjes ndërsa 100 kocka të tjera përpara ditëlindjes së saj të parë. Doktorët menduan se ajo nuk do të mbijetonte.
“Zoe është shumë e brishtë”, tha nëna e Zoe, Chelsea Lush.
“Mjekët thanë se ajo nuk do ti mbijetonte dot as lindjes por tani ajo po bëhet 7 vjeç dhe është një vajzë e lumur dhe shumë e dashur”.
Chelsesa mbeti shtatëzanë kur ishte vetëm 20 vjeç dhe gjatë kontrolleve që ajo bëri gjatë shatëzanisë mjekët e informuan mbi sëmundjen që vajza mbarte dhe i dhanë mundësinë që të bëntë abort, por ajo vendosi që ta vazhdonte shatëzaninë. Por pavarësisht sfidave me të cilat Zoe përballet, ajo është një fëmijë shumë i lumtur që i pëlqen pikturojë dhe të luajë me vëllain e saj 3-vjeçar, Felix.
Chelsea thotë: “Zoe është shumë e shoqërueshme më fëmijët e tjerë dhe mund të zërë shoqëri me të gjithë fëmijët që ajo takon Për sëmundjen e Zoe nuk ka shërim por prindërit e saj e ndihmojnë atë për t’ia dalë mbanë.”

Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...