Kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, po mban një lloj të veçantë të javës së modës, të përshtatshme në kohën e pandemisë.
Në këtë javë të modës, nuk ka ecje në pasarëlë, nuk ka kostume zbukuruese, por vetëm maska, transmeton portal arbresh.info
Njëzet e një tabela të piktururara në në qytetin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, përmbajnë fotografi të burrave, grave dhe fëmijëve që mbajnë maska.

Lituanezëve u është kërkuar që të mbajnë maskë, si masë parandaluese kundër përhapjes së Covid-19.
Modelet u zgjodhën nga anëtarët e grupit lokal në Facebook ‘Mask Your Fashion’, i nisur nga stilisti Julija Janus.
“Një maskë është një mënyrë e mirë për të shfaqur kreativitetin tuaj, për t’u shprehur. Dhe është një aktivitet i mirë për të bërë kur jeni ulur në shtëpi me fëmijët”, tha stilistja 50-vjeçare.

Lituania ka mbyllur shumicën e dyqaneve, restauranteve dhe bizneseve që kanë punë me klientë që nga data 16 mars, pasi u morr vendim për bllokim të imponuar me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit. Lehtësimet kanë filluar që nga muaji i kaluar, pasi numri i të infektuarve është i vogël.
Vendi baltik me 2.9 milion njerëz deri më tani ka raportuar 1,423 raste koronavirus, përfshirë 46 vdekje./arbresh.info/
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...