Zakonisht mëngjesin e fillojmë me një filxhan kafe ose lëng të freskët portokalli, por pak nga ne e dimë se çfarë mundë të shkaktojnë këto ushqime në një stomak të zbrazët.
Duke e marrë parasysh këtë fakt vendosëm të publikojmë listën e ushqimeve që nuk duhet t’i hani kur keni stomakun e zbrazët, dhe anasjelltas, transmeton arbresh.info.
Mos hani:
Ushqimet që përmbajnë aditiv mund të irritojnë pjesën e brendshme të stomakut dhe mund të shkaktojnë fryrje dhe gazra stomaku.

Të ngrënit e ushqimeve të ëmbla në stomak të zbrazët rritë nivelet e insulinës të cilat shkaktojnë shumë punë për pankreasin i cili ende “nuk është zgjuar” dhe si pasojë mund të fitohet diabeti.

Nëse hani jogurt në mëngjes atëherë acidi hidroklorik, i formuar në stomak, vret bakteret e acidit laktitk, prandaj nuk preferohet të fillohet dita me produkte të tilla.

Fibrat e ashpra që janë në këtë frutë mund të lëndojnë membranën delikate të mukozës të një stomaku të zbrazët.

Domatet kanë nivel të lartë të acidit tanin i cili rrit aciditetin e stomakut. Kjo dërgon deri tek ulcerat gastrike.

Perimet e “gjalla” janë të pasura me aminoacide. Sidoqoftë aminoacidet shkaktojnë thartirë në lukth, fryrje, dhe dhimbje abdominale, veçanërisht kur konsumohen në stomak të zbrazët, transmeton arbresh.info.

Nëse hani banane kur keni stomakun e zbrazët rritet sasia e magnezit në gjak, gjë që dëmton zemrën.

Ushqimet me erëza irritojnë mukozën gastrike dhe rrisin prodhimin e acidit në stomak, gjë që ndikon në sistemin e tretjes.

Pirja e pijeve të ftohta të gazuara në mëngjes dëmton membranën e mukozës dhe zvogëlon furnizimin e stomakut me gjak. Si rezultat, ushqimi tretet më ngadalë, transmeton arbresh.info.

Frutat agrume siç janë portokalli, mandarina, janë të pasur me acide, dhe kur hahen në mëngjes ato shkaktojnë thartirë dhe rrisin rrezikun e gastritit dhe ulcerave gastrike.

Ndërsa ushqimet të cilat preferohen të hahen në mëngjes janë, qull tërshëre, produktet nga mielli hikërror, produkte nga mielli i misrit, produktet nga mielli i grurit (por pa aditiv), vezë, shalqi, boronica, arra dhe mjaltë./arbresh.info
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...