Prokuroria e Bolzanos në Itali ka nisur hetimet për një fallxhore që dyshohet se i ka marrë një gruaje rreth 400 mijë euro, me shpresën se do i hiqte “syrin e keq”, të afërmit të saj.
Lajmi është bërë i ditur në mediet lokale. Gruaja me origjinë nga Europa Lindore dhe rezidente në Verona, e kishte mashtruar klienten e saj duke i thënë se një i afërm i familjes ishte prekur nga “syri i keq” dhe për ta larguar duhej një shumë e madhe parash.
Për të zhdukur dyshimet, fallxhorja i kishte thënë se sapo i afërmi i gruas do të shërohej, paratë do i ktheheshin mbrapsht. Seanca e parë ndaj saj është me 21 mars 2017, ku fallxhorja duhet të japë llogari për marrjen e 400 mijë eurove.
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje p...
Tragjedi në brigjet Senegalit, përmbyset varka me emigrantë
106 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj