Horoskopi i ditës së sotme

07:51 | 13 Prill 2016
Arbresh.info

Lexo shenjen tende

Dashi

Mundohuni të bëni paqe me partnerin/en, sepse dashuria do të favorizohet shumë sot për ju që i përkisni shenjës së dashit. Beqarët do jenë profesionistë të joshjes dhe do arrijnë të bëjnë për vete këdo që pëlqejnë. Për financat do përkujdeseni gjithë kohës.

Demi

Pse nuk provoni që të arsyetoni me zemër, pa i marrë parasysh principet tuaja? Premtimet që ju ka dhënë njeriu i zemrës do t’i mbajë. Beqarët do realizojnë takime të rëndësishme të cilat mund t’i ndryshojnë të ardhmen. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur.

Binjakët

Çlodhuni dhe reflektoni mbi të ardhmen e marrëdhënies suaj në çift. Nuk ka ardhur ende momenti që të merrni vendime drastike në lidhje me dashurinë tuaj të tanishme. Beqarët do kenë një ditë plot ngjyra, do kalojnë mirë edhe pse nuk do gjejnë dot princin e kaltër. Financat do jenë nën kontroll.

Gaforrja

Pas mërzisë që ju kishte kapluar, sot dielli do të shkëlqejë për ju! Në dashuri do të përjetoni lumturi të madhe. Humori i mirë do të dominojë. Beqarët më mirë të qëndrojnë ashtu si janë sepse personat që do i joshin  nuk do jenë të përshtatshëm. Financat do jenë të mira.

Luani

Dikush do t’ju spiunojë sot ose në lidhje me dashurinë ose me punën. Më mirë që të mbani një qëndrim të sigurt në vete dhe pa ndjenja faji. Beqarët do realizojnë një takim mbresëlënës, por do kenë frikë që të hedhin hapa të mëtejshëm. Financat lënë shumë për të dëshiruar.

Virgjëresha

Shmangni skenat e xhelozisë me partnerin/en. Përmirësoni diçka në stilin e jetës suaj në marrëdhënien tuaj të ndërtuar në ccift, komunikimi është baza. Beqarët nuk duhet të dalin me këdo që do i ftojë sepse mund të lëndohen. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Peshorja

Keni një ëndërr për ta realizuar me partnerin? Atëherë vazhdoni që ta kultivoni dhe mos i lejoni impenjimet e tjera të përditshme që ta shkatërrojnë atë. Beqarët do shkojnë në qiellin e shtatë pasi do takojnë personin e ëndrrave. Në planin financiar çdo gjë do jetë në kontroll.

Akrepi

Gjithçka mirë për sa i takon dashurisë. Kujdes me sekretet, Hëna mund t’ju dalë kundër. Beqarët nuk do ndihen ende gati të ndryshojnë statusin dhe do i refuzojnë ftesat që do i bëhen. Në planin financiar gjërat nuk do ecin siç duhet, prandaj tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.

Shigjetari

Do të shtyni një takim të rëndësishëm të planifikuar me partnerin/en për shkak të disa të papriturave që do t’ju ndodhin gjatë paradites. Beqarët do vazhdojnë të mendojnë për një person që e kanë njohur më parë, por nuk do e bëjnë dot për vete. Financat do jenë të kënaqshme.

Bricjapi

Këtë ditë do ta kaloni me kokën mes reve. Do të merrni një lajm jo shumë të gëzueshëm nga partneri/ja. Bëni durim. Beqarët do arrijnë ta gjejnë më fund dashurinë dhe do fillojnë një lidhje serioze. Në planin financiar do jeni të qartë për hapat që do të hidhni.

Ujori

Avantazhe nga gjithçka që do të jetë e pazakontë. Provoni taktika të ndryshme për t’ia dalë mbanë aty ku keni dështuar më parë në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët më mirë të ndërmarrin iniciativa për personin që pëlqejnë, në të kundërt do mbesin për shumë kohë vetëm. Financat do jenë delikate.

Peshqit

Shiheni të ardhmen në çift me sy komplet të ndryshëm, sepse qielli ju premton mjaft energji të jashtëzakonshme për t’i shfrytëzuar në mënyrën më të mirë. Beqarët ka mundësi të marrin një kthesë në jetën sentimentale të cilën nuk e kishin ëndërruar kurrë. Financat do përballen me vështirësi.

Shpërndaje në rrjete sociale