Patricia Willocq, ka realizuar një projekt shumë të veçantë në gusht të vitit 2014.
Projekti i saj kishte për qëllim që të fuqizojë fëmijët që janë sjellë në jetë si pasojë e përdhunimeve, dhe me anë të kësaj të promovojë paqe.
Për vite të tëra në qytetin Goma, në Republikën Demokratike të Kongos, kishte krime lufte si përdhunime të fëmijëve, grave e ndonjëherë edhe ndaj burrave.
Në vitet e fundit, kishte shumë iniciativa të programeve ndërkombëtare që t’i ndihmojnë të mbijetuarëve të dhunës gjatë luftës që ta marrin kontrollin e jetës së tyre.
“Të gjithë fëmijët që shihen në fotografi janë fëmijë të sjellë në jetë nga përdhunimi”.
“Ato nuk janë më viktima”.
“Ato janë të mbijetuara që dëshirojnë që bota t’i sheh në një mënyrë të njëjtë siç ato e shohin botën”, është shprehu Willocg.
Në këtë seri të fotografive, mund të mësojmë më shumë mbi jetën e Esther, një vajze të vogël e cila është fryt i një përdhunimi.
Më poshtë mund të shikoni të gjitha etapat më të rëndësishme të jetës së saj: lindja, hapi i parë, dita e parë në shkollë e dasma e saj.
Gjithashtu në këto fotografi mund të shohim edhe persona të tjerë të cilët edhe pse kanë lindur si shkak i një përdhunimi, dëshirojnë që bota të mos i identifikojë me krimin e dikujt tjetër.
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...