Ne kemi qenë aq të zënë duke ndjekur festimet e 40-vjetorit të Kim Kardashian , lansimin e “Skims” në Mbretërinë e Bashkuar dhe flokët gjithnjë në ndryshim, duke e lënë kështu anash aftësinë e saj për grim.
Pra, subjekti ku ajo njihet si specialiste janë bazat e patëmeta të grimit. Që kur ajo bëri një emër për veten si mbretëresha konturuese, vazhdimisht kishte një lëkurë të lakmueshme. Kim është një adhuruese e filtrave të bukurisë në Instagram, sigurisht, por është gjithashtu shumë e mirë për të bërë grimin e saj.
Kardashian në Instagram këtë javë njoftoi rilansimin e fshehësit të linjës së saj të grimit KKW.
Hilja e Kim Kardashian për përdorimin e fshehësit është në të vërtetë mahnitëse
“Unë kam rrathë të errët nën sy që mund të bëhen vërtet blu dhe vjollcë kur jam e lodhur” , mbishkroi ajo postimin, “kështu që arma ime e fshehtë për t’i mbuluar ato është me një fshehës”.
Ajo më pas u foli fansave përmes sistemit të saj të ri të modernizuar të fshehjes me 4 hapa, dhe nëse keni pak kohë në duart tuaja, në fakt është këshillë e rëndësishme.
Koleksioni i ri i korrektorëve vjen në katër nuanca, të cilat ajo i vendosi nën secilin sy përpara se ta përziejë atë në lëvizje me një sfungjer. Ajo tregon në video se toni portokalli mund të trembë disa njerëz, por që është i përsosur për të bllokuar çdo kaltërsi dhe errësirë.
Për të mësuar më mirë teknikën e Kim Kardashian shikoni videon më poshtë ku ajo tregon me detaje për procesin:
Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u re...
Greqi, fermerët vazhdojnë protestat me traktorë në rrugët ko...
Spiropali-Mucunski: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridor...
Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt vazhdon më 29 janar
Naim Murseli s’e thotë asnjë fjalë për pamjet që u shfaqën p...
Aksion i Prokurorisë Speciale për krim të organizuar e rrëmb...