Një grua ka vendosur të kthejë nipin e porsalindur në spital, duke e akuzuar personelin se i kanë ndërruar foshnjen, pasi ajo mendonte se ai ishte shumë i shëmtuar për të qenë i afërt me të.
Gruaja, identiteti i të cilës nuk është bërë i njohur, ia ka mësyrë klinikës në Santa Marta, në veri të Kolumbisë, së bashkë me nënën e fëmijës, transmeton arbresh.info.
Ajo ka kërkuar nga stafi që të pranojë kthimin e fëmijës, por ata i kanë thënë asaj se ai ishte i vetmi djalë që kishte lindur atë ditë dhe se nuk ka ndodhur asnjë gabim.
Carlos Pallares, sekretar shëndetësor në Santa Marta, ka thënë se gjyshja nuk ishte e lumtur me nipin e saj.
“Ajo nuk e ka pranuar fëmijën si anëtar të ri të familjes dhe kjo është arsyeja pse ajo vendosi ta kthej prap në spital”, ka thënë ai.
“Situata duhet të pranohet. Ndonjëherë biologjia, gjenetika luajnë një rol në këto gabime dhe ne duhet të pranojmë ato,” ka shtuar ai.
Ai shtroi se gjyshja më në fund ka vendosur të marrë fëmijën, pasi stafi i klinikës i bëri disa kontrolle, shkruan Mirror.
Zëdhënësi i këshillit të qytetit Chadan Rosado tha se gjyshja ishte nënshtruar trajtimit psikologjik, dhe i bëri thirrje njerëzve të mos jetë shumë e shpejtë në gjykim. Ende mbetet e paqartë pse gjyshja ka menduar se fëmija ishte i shëmtuar./Arbresh.info
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit