Kur përshkruajmë buzët, përdorim terma si, të mëdha, të vogla, të holla, rrumbullake etj…
Mirëpo, buzët janë shumë më të ndërlikuara nga sa mendojmë.
Gjurmët e tyre mund të lexohen njësoj si pëllëmba e dorës.

Një lexues buzësh, pikërisht prej gjurmëve të tyre, na tregon se kur jemi të stresuar, të gazuar apo anksioz…
Le të marrim disa modele me radhë!

Buzët trekëndore: Forma e këtyre buzëve tregon se ndihmon të tjerët që të jenë të suksesshëm sepse je në gjendje të njohësh zotësitë e tyre dhe i ndihmon t’i shohin.
Buzët katërkëndore: Je njeriu më i përshtatshëm të cilit mund t’i kërkohen këshilla, para apo mbështetje.
Buzët ‘diamant’: Ashtu si ata që kanë gjurmët trekëndore, edhe në këtë rast, këto formë buzësh janë të atyre njerëzve që ndihmojnë të tjerët për të pasur sukses, vetëm se, në këtë rast, edhe ti je një njeri i suksesshëm.
Buzët e vogla: Je njeri i kujdesshëm ndaj detajeve. Nëse dikush do një punë të bërë më së miri, ti je zgjedhja e duhur. Të pëlqen t’i kesh të gjitha gjërat e qarta përpara se të marrësh një vendim.
Buzët mesatare: Përgjithësisht, je i ekuilibruar në gjërat që bënë, përfshi këtu punën dhe kohën e lirë, shkruan Living. Arrin të luash me disa topa njëkohësisht!
Buzët e mëdha: Je perfeksionist! Duhet t’i bësh gjithmonë gjërat sipas ‘maniakërisë’ tënde, përndryshe nuk e merr fare mundimin.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit