
Best Interior Design
Të gjithë duan të jetojnë në një shtëpi të rehatshme. Pjesë e rëndësishme e shtëpisë është edhe dekorimi i saj. Që të ndiheni rehat dhe ngrohtë në shtëpinë tuaj, duhet ta modeloni atë në mënyrë që të përshtatet me stilin tuaj.
Ja disa nga hapat që ndiqen për dekorimin e shtëpisë:
Jini praktikë
Dyshemeja e apartamentit është një hollësi shumë e rëndësishme. Ajo duhet zgjedhur e tillë që të mos shqetësojë fqinjët që banojnë poshtë jush. Gjithashtu, duhet bërë izolimi i mureve, si dhe vendosja e dyerve të përshtatshme, në mënyrë që të mos hyjë era.
Krijoni hapësirën e duhur
Hapësira e duhur lejon qarkullimin e ajrit në shtëpinë tuaj. Më shumë kujdes në vendosjen e mobilieve.
Luani me ndriçimin
Ndriçimi i shtëpisë gjithmonë bëhet në përputhje me ndriçimin natyral që reflektohet në shtëpi. Mund të përdorni dritat e ngrohta dhe ato më intime në kuzhinë apo sallon, dhe dritat më të ftohta në korridor për të nxjerrë më në pah pikturat apo elementët e tjerë nëpër mure.
Krijoni një ambient të rehatshëm
Mjedisi ku jetoni duhet të mobilohet dhe dekorohet me kujdes, në mënyrë që jo vetëm ju, por edhe të afërmit apo të ftuarit tuaj, të ndihen rehat. Kolltukët apo divanet në sallon duhet të vendosen në mënyrë rrethore për t’u dukur më bukur. Pjesë e rëndësishme janë edhe lulet që sjellin freski apo mobilet e këndshme. Ngjyrat e mureve dhe tapeteve duhet të jenë të ngrohta.
Autoritetet e konfirmojnë, sulmi në Sidnei ishte terrorist &...
Ndihma humanitare e Kosovës mbërrin në Gaza, nis shpërndarja...
Lëndimi i Medon Berishës nuk është shumë serioz, mësohet kur...
Zelensky njofton: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO
“Mjera ti me kë je merr, coftinë” – Fjolla dhe Edi debatojnë...
Ballkani në margjina, Ballkani në qendër: Si e sheh SHBA-ja ...