
Happy woman and little girl doing gym exercises indoors
Fëmijët që ushtrohen në aktivitete fizike nuk janë thjesht fizikisht më të mirë, por kanë edhe një shëndet të mirë mendor.
Të rinjtë që ushtrohen rregullisht janë më pak të prirur të kenë çrregullime humori kur rriten, thonë shkencëtarët. Ata kanë survejuar 800 njerëz për 4 vite, nga mosha 6-10 vjeç, dhe vunë re një lidhje të konsiderueshme mes aktivitetit dhe mirëqënies.
Nëse konfirmohet në studime të tjera, rezultatet do të ndihmojnë mjaft për të vendosur normat e depresionit në adoleshentë dhe të rinj, që ka arritur nivele rekord.
“Kjo është shumë e rëndësishme, pasi sugjeron që aktiviteti fizik mund të përdoret për të trajtuar depresionin që në fëmijëri”, thotë autorja e studimit Silje Steinsbekk, nga universiteti i Shkencës dhe Teknologjisënë Universitetin e Norvegjisë.
Ajo thotë se çdo aktivitet fizik duhet të shkaktojë djersitje tek fëmija dhe përshpejtim frymëmarrje.
Rezultatet e studimit janë botuar në Pediatrics Journal, pak javë pasi Zvicra dhe Gjermania ekzaminuar 6500 adoleshentë për lidhjen mes depresionit dhe sëmundjeve fizike.
Akademikët e Universitetit të Baselit zbuluan se periudha e depresionit shpesh pasohet nga atriti apo sëmundje të sistemit tretës. Ata gjetën gjithashtu se më të rinjtë që vujanë nga ankthi kanë shanse të mëdha që të preken nga sëmundje të lëkurës.
“Teksa depresioni mund të zhvillohet tek fëmijët për njëmijë e një arsye, ushtrimet e rregullta dhe ushqimi i shëndetshëm janë përfituese për shëndetin mendor, që në moshë të vogël”, thotë doktori Marc Bush.
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar