A keni menduar ndonjëherë se cili është sekreti që e mban një lidhje të qëndrueshme?!
Një përdorues i Reddit ka kërkuar këshilla nga çiftet e martuara, në mënyrë që çiftet e reja të marrin mësim për marrëdhëniet, transmeton portali arbresh.info.
Qindra njerëz i janë përgjigjur kërkesës, duke shpërndarë idetë e tyre për një marrëdhënie sa më funskionale.
Postimi origjinal tërhoqi qindra përgjigjje nga çiftet e martuar dhe kjo u kthye njëra ndër temat më të diksutuar në rrjet.
Disa nga këshillat e dhëna kanë qenë të mësuarit e të bërit kompromis, shmangia e gënjeshtrave dhe që gjërat në një lidhje nuk duhet të merren si të garantuara.
Disa të tjerë kanë dhënë këshilla duke thënë se fëmijët nuk bën të përdoren nëse lidhja nuk është funksionale.
Këshilla më e thjeshtë ka qenë larja e enëve nga të dy palët, ndërsa një tjetër ka theksuar se komunikimi luan një rol të rëndësishëm.
Një komentues tjetër ka thënë se ‘nëse doni që lidhja të shkojë ‘ujë’përqafoni partnerin sa më shpesh, sidomos para gjumit’./Arbresh.info
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar