Për Ari Nagel, një profesor 42-vjeçar nga Nju Jorku, tani i njohur si “Sperminatori”, duke ndihmuar gratë të krijojnë një fëmijë, është një mision.
Një mision që e lejoi atë të udhëtojë gjysmën e botës për të dhuruar pasardhësit e tij. Veçanërisht i pëlqyer për karakteristikat e tij, shumë inteligjent dhe me sy blu, Nagel, i cili tashmë ka 33 fëmijë dhe 10 që pritet të vijnë, do t’i duhet të ndalet, të paktën në Izrael.
Ministria e Shëndetësisë në Izrael i ka ndaluar klinikat e fertilitetit të përdorin spermën e Nagel dhe të njoftohen me një letër nënat që kishin zgjedhur tashmë atë për pamundësinë për ta pasur si donatorin e tyre.
“Duke marrë parasysh numrin e grave që Nagel u ka dhuruar spermën e tij, ne nuk i konsiderojmë donacionet shtesë nga ai as të ndershme e as të arsyeshme”, thuhet në letrën dërguar nga ministria për nënat.
Ndalimi rrjedh nga një ligj që detyron donatorët të mbeten anonim në Izrael. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, disa gra iu ishin drejtuar klinikave në Izrael që të kërkojnë dhurime nga Nageli dhe kjo “shkon kundër ligjeve dhe rregullave për këtë çështje”.
“Nuk është e drejtë ajo që është vendosur nga Ministria. Unë nuk bëj asgjë, por ndihmoj gratë që kanë vështirësi të pasur fëmijë”, tha Nagel.
Ndërkohë, një nga shtatë gratë izraelite ende duke shpresuar që të ketë një fëmijë me Nagel e çoi çështjen në gjykatë. Kërkesa e saj u refuzua, por gruaja bëri apel dhe tani Gjykata e Lartë do të vendosë nëse do t’i japë asaj spermën e dhuruar nga spermatori./tch/
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025