Pozitiviteti, kokëfortësia dhe etika e punës së ndërgjegjshme mund të jenë çelësi për të jetuar një jetë më të gjatë, ka gjetur një studim i ri.
Hulumtimet shqyrtuan se nivelet e shëndeti mendor dhe fizik të një grupi italianësh mes moshave 90 dhe 101 dhe zbuluan se kishte shumë tipare të përbashkëta psikologjike mes tyre, shkruan “International Psychogeriatrics”, transmeton portali arbresh.info
Studimi ka arritur në përfundim se pjesëmarrësit e moshuar kishin një mirëqenie më të mirë mendore se anëtarët e tyre të familjes.
Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në San Diego dhe Universitetin e Romës La Sapienza kanë anketuar njerëzit që jetojnë në fshtarta të largëta në Italinë jugore.
Përveç të pasurit një pamje të diellit për jetën, studiuesit kanë gjetur se pjesëmarrësit e moshuar janë karakterizuar nga tiprare të kokëfortësisë, të cilët pretendojnë se kjo mund t’i ketë bërë ata që ndjehen më mirë psikologjikisht.
Sipas studimit, personat kokëfortë kanë prirje që të brengosen më pas mbi mendimet e të tjerëve.
“Tema kryesore që doli nga studimi jonë është gjetja e tipareve që lidhen me shëndetin më të mirë mendor të popullsisë rurale, që ishin poziviteti, etika e punës, kokëfortësia dhe lidhja e fortë me familjen, religjionin dhe tokën”, tha autori i studimit Dilip V. Jeste.
Një gjë tjetër e favorshme për jetëgjatësinë është edhe pasioni për të jetuar në fshat./arbresh.info/
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...