Google ADS

A është “googlimi” i simptomave të sëmundjeve i mirë apo i keq?

13:50 | 8 Mars 2015
Arbresh.info

Dhjetëra ekspertë amerikanë kanë zgjidhur një nga dilemat më të shpeshta shëndetësore. Këshillat e tyre mund t’ju ndihmojnë edhe juve.

Deri tani shumica nga ne kanë mësuar bazat e shëndetshme jetësore – hamë kafjall, flemë mirë dhe ushtrojmë rregullisht.
Por, ndonjëherë edhe ata që praktikojnë stilin më të shëndetshëm të jetesës mund të gjenden në dilemë të madhe serioze.

A është më i rëndësishëm gjumi kualitativ apo ushtrimet e mira? – Sigurisht që të rëndësishme janë edhe njëra, edhe tjetra. Por nëse keni pasur natë të keqe, ndërsa keni planifikuar ushtrimet e mëngjesit, më mirë rrini dhe flini sepse gjumi kualitativ megjithatë është bazë për shëndetin e mirë. Mund të ushtroni edhe më vonë.

A është më mirë të hani diçka në mbrëmje apo të shkoni të uritur në shtrat? – Sigurisht që nuk është mirë të hani vonë, por nuk është mirë as të shkoni të uritur në shtrat. Nëse nuk mundeni të duroni, hani disa ushqime të shëndetshme si një karotë të vogël ose një mollë. E rëndësishme është të qetësoni zorrët dhe stomakun dhe të mund të flini.

A është më mirë të hani petulla apo ta kapërceni kafjallin kur keni ofertë të tillë?– Më së miri është ta kapërceni kur në ofertë keni vetëm petulla apo produkte tjera të furrës. Ushqimet e tilla nuk kanë asnjë vlerë nutritive dhe organizmit i bëjnë më shumë dëm sesa dobi. Për kafjall më e shëndetshme është të konsumoni drithëra integrale me pemë.

A është “googlimi” i simptomave ide e mirë apo e keqe? – Në fakt “googlimi” i simptomave nuk është ide e keqe, por vetëm në kufij të arsyeshëm. Mos harroni që Google nuk është mjek dhe nuk mund të caktojë diagnozë të qartë, por deri diku mund t’ju informojë dhe drejtojë në hapat e ardhshëm. Kështu, Google nuk e zëvendëson mjekun, por mund ta përdorni si referencë. Nëse jeni hipokondriak, ikni nga “googlimi” i simptomave sa të mundeni, sepse do të bëni më shumë dëm sesa dobi.

A është më mirë të shkoni në shtrat me partneren e pajtuar apo bën të shkoni në shtrat edhe të hidhëruar? – Shumë ekspertë i këshillojnë njerëzit që të mos shkojnë në gjumë nëse nuk janë pajtuar me partnerin ose partneren. Por është e vështirë të pajtoheni nëse jeni të lodhur dhe nervoz. Kjo do të thotë që në disa situata nuk është keq të shkoni në shtrat pa u pajtuar me njëri-tjetrin, sepse nata jep njëfarë lloj efekti të vetin. Në mëngjes zgjoheni të pushuar dhe të gatshëm për komunikim dhe falje.

Cilat obligime t’i zgjidhni më parë – të thjeshtat ose të komplikuarat? – Nëse jeni nën stres të madh, gjithsesi filloni të zgjidhni detyrat e thjeshta. Kur t’i zgjidhni si duhet, do t’ju shërbejë si motivim për zgjidhjen e gjërave më të komplikuara sepse do të besoni më shumë në aftësitë tuaja. Nëse nuk jeni nën stres, mund të filloni edhe me gjërat më të komplikuara dhe do t’i hiqni qafe më shpejt.

 

Shpërndaje në rrjete sociale