19:01 |
11 Tetor 2016
M. A.
Fshirja e pluhurit nuk është aktivitet i preferuar i grave, por këshillat e shënuara më poshtë mund të ju ndihmojnë që shtëpia juaj të qëndrojsë e pastër sa më gjatë.
Këto këshilla mund të ju ndihmojnë që të pastroni shtëpinë lehtë dhe shpejtë, shkruan koalb.com.
- Faculetat për fëmijë: pasi të keni shkundur lap-topin dhe i keni hequr qafe mbeturinat në mes të shkronjave, përdorni një faculetë të lagur për fëmijë për të hequr papastërtinë. Por sigurohuni që para se të bëni këtë veprim të fikni kompjuterin.
- Zbutës: përzieni pak zbutës me ujë dhe hidheni në një shiringë për të pastruar vendet e vështiradhe me një leckë dhe më ketë përzierje fshini edhe tavolinat e qelqit, dyert dhe vendet e vështira që zënë pluhur.
- Zbutës për Çarçafë: përdorni për të fshirë ekranet elektronike, për të hequr pluhurin nga TV, kompjuteri. Zbutësit e carcafëve parandalojnë zënien e pluhurit për dita ditë.
- Dorëza: përdorni dorëza kur pastroni gjërat delikate, si sende nga qelqi. Dorëzat më i pastroni dhe i thani për përdorimin tjetër.
- Brusha për pikturë: brushat për pikturë largojnë pluhurin edhe në vendet më të vështira, sidomos te pjesët e çara të vogla.
- Çorape të holla: merrni një palë corape të holla dhe përdoni për të pastruar pluhurin nga frigoriferi juaj.
- Çorape të vjetra: vendoni dorën në corape dhe në këtë mënyrë pastroni pluhurin mes dollapëve./Arbresh.info