6 gabime që secili mashkull i dallon te femrat

20:23 | 30 Janar 2017
Trina Galanxhi

Nëse keni menduar që meshkujt janë të pavëmendshëm dhe nuk i japin rëndësi detajeve, atëherë keni gabuar shumë, shkruan arbresh.info.

Ja cilat janë 6 gabimet që secili mashkull i dallon te femrat.

  1. Shumë parfum

Aroma e perfumeve duhet të jetë tërheqësë, por nuk duhet të jetë refuzuese për njerëzit që janë afër jush. Tre deri në katër pika perfum janë të mjaftueshme për të ruajtur freskinë. Për të funksionuar mirë aroma e perfumit, mund ta vendosni  pas veshit dhe në dorë.

  1. Aplikimi i shumtë i pudrës

Aplikimi i pudrës në fytyrë që përputhet me tenin e lëkurës, është gjëja ideale që mund të bëjë një grua. Megjithatë, edhe vendosja e tepërt e pudrës shkakton irritim te meshkujt. Për të shmangur një gabim të tillë, këshillohuni me ekspertët e kozemtikës dhe përdoreni pudrën e duhur, shkruan arbresh.info.

  1. Hijëzimi i tepërt i syve

Hijet që kanë shumë shkëlqim dhe ngjyra të ndezura nuk duhet të përdoren nga moshat e reja. Ato mund të përdoren si të tilla vetëm në raste të caktuar dhe jo në përditshmëri.

  1. Vetullat e ngjyrosura

Meshkujt i shohin qerpikët e femrave si një gjë shumë seksi, por nëse lyeni qerpikët dhe vetullat, atëherë nuk do të dukeni aspak tërheqëse për ta. Ekspertët e kozmetikës sygjerojnë që nëse vendosni të lyeni qerpikët më shumë, atëherë vetullat duhet të hijezohen shumë lehtë, në mënyrë që të dukeni sa më tërheqësë.

  1. Lëkura e thatë

Lëkura e thatë është anti-afrodiziak dhe meshkujt nuk ndihen mirë kur e prekin. Kujdesi për lëkurën tuaj duhet të jetë rutinë, pavarësisht nëse jeni beqarë apo keni partner.

  1. Higjena e varfër e dhëmbëve

Aroma e keqe e gojës dhe dhëmbët e verdhë irritojnë tej mase meshkujt. Poashtu, edhe ushqimi i mbetur nëpër dhëmbë është gjë irrituese. Për të qenë sa më tërheqësë pranë personit që ju dashuroni, duhet të bëni kujdes me higjenën orale. Dhëmbët duhet t’i lani të paktën dy herë në ditë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale