Kur vjen puna tek seksi, gratë përballen me pasiguri të shumta, që shumicën e rasteve shkaktohen nga presioni i shoqërisë dhe tabutë pa kuptim. Diçka e tillë bën që ato të mos jenë të lirshme në shtrat, por nëse nuk keni besim në vete atëherë çfarë?!
Më poshtë janë të listuara disa prej gjërave që s’duhet të keni frikë t’i bëni gjatë aktit dhe të mos mendoheni 2 herë për të qenë ju!
1. Qeshni
Mos u frustroni nga incidentet e shtratit. Në vend që të mendoni se ç’ka ai në trurin e tij, tregoni siguri dhe stamponi një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
2. Thuaje me zë të lartë kur diçka nuk shkon.
Një nga arsyet më të shpeshte pse gratë shtiren sikur po përjetojnë orgazmën, është seksi i keq. Ti nuk je e detyruar të bësh gjëra që s’të pëlqejnë. Nëse partneri yt s’e ka kuptuar akoma, atëherë thuaja.
3. Kërkoje atë që do.
Jemi mësuar që nuk është e këndshme të flasësh me zë të lartë për atë që të bën të ndihesh mirë gjatë seksit,por s’ka ndonjë mënyrë tjetër që partneri ta kuptojë si duhet të të prekë. Pse duhet të lexojë mendjen tënde kur ti mund të jesh e drejtëpërdrejtë?
4. Thuaj ‘JO’!
Është ok të thuash “jo” nëse ti e ndjen që është një “jo”.
5. Kërko për më shumë
Ti nuk je aty për të plotësuar dëshirat e tij. Nëse do më shumë, kërkoje dhe mos u ndjej keq për asnjë çast.
Putin nënshkruan ligjin që i lejon Rusisë të injorojë vendim...
VV e PDK zyrtarizojnë koalicionin në Podujevë një ditë pas z...
Duka komenton raportin me Tifozat Kuq e Zi: I kemi prishur p...
Rama: Vlonjatëve të mi u kërkoj ndjesë, pajisjet që duhen po...
Numërimi vazhdon: Arian Tahiri i dyti deri tash me më së shu...
Përditësohen rezultatet në KQZ, këta janë TOP 10 më të votua...