Shumë prej jush janë mësuar t’i hanë çdo mëngjes në kos dhe drithëra ose t’ia shtojnë sallatës, mirëpo e keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me organizmin tuaj nëse hani fara liri çdo ditë? Këto fara të vogla përmbajnë shume vlera ushqyese si: acide yndyrore Omega-3, Omega-6, vitamina B1, B2, hekur dhe zink, etj, përbërës të shëndetshëm që sjellin shumë efekte pozitive për organizmin. Zbulojini si më poshtë:
Ulin rrezikun e kancerit: Sipas një studimi kanadez ku u përfshinë më shumë se 6000 gra, u arrit në konkluzionin se një regjim i pasur me fara liri ul rrezikun e prekjes nga kanceri i gjorit dhe kanceri i zorrës së trashë. Edhe pse në një madhësi fare të vogël, këto fara janë një burim i vërtetë antioksidantësh dhe polifenolesh, komponime kimike shumë të rëndësishme për një pjesë të mirë të proceseve që kryen organizmi ynë.
Ulin tensionin e lartë të gjakut: Përveç vizitave të herëpashershme, personat që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut duhet t’i kushtojnë shumë rëndësi regjimit ushqimor. Një dietë e pasur me fara liri është një aleat i shkëlqyer për ta mbajtur nën kontroll, duke ulur me 7% rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe duke reduktuar me 10% rrezikun e ishemisë cerebrale.
Përmirëson tretjen dhe parandalon problemet me kapsllëkun: Edhe pse shpeshherë nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur, jashtëqitja ka një rol kryesor në mirëfunksionimin e sistemit tretës. Një lugë çaji me fara liri përmban rreth 3 gramë fibra të tretshme në ujë, të cilat luajnë një rol jetik në parandalimin e kapsllëkut dhe diarresë. Kështu që përfshijini sa më shumë në regjimin tuaj ditor.

Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...