Dy shqiptarë janë rrahur dje pasdite në veri të Mitrovicës, nga një grup të rinjësh që dyshohet të jenë serbë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, viktimat pasi kanë dalë nga barnatorja ‘Panta Ren’ që ndodhet në rrugën ‘Kral Petar’ në veri të qytetit, janë sulmuar pa asnjë shkas nga një grup prej disa personash, me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar në spital.
Mësohet se autorët dhe motivi i këtij sulmi akoma nuk dihen, ndërsa, policia është duke zhvilluar hetimet./Arbresh.info
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...