Në fshatin Drenoc të komunës së Rahovecit sot u bë përurimi i dy fushave sportive dhe rregullimi i hapësirave gjelbëruese në oborrin e shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri”.
Në përurim morën pjesë kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, shefi për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë Christof Stock dhe zëvendësministrja në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj-Beqiri, si dhe nxënës, mësimdhënës dhe banorë të Drenocit.
Christof Stock uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për ndërtimin e oborrit të ri dhe krijimin e hapësirave gjelbëruese dhe falënderoi për bashkëpunimin e mirë që ka zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me komunën e Rahovecit.
Kryetari Vehapi më këtë rast tha se, së bashku me partnerët e komunës, Bashkimin Evropian, përmes programit ”Kosova e Bukur ll”, sot po i përurojmë punimet në projektin që ka ndryshuar oborrin e shkollës fillore ”Vëllezërit Frashëri”. Ai premtoi se projekte të ngjashme do të ketë edhe në lokalitete tjera në komunën e Rahovecit.
Projekti është rea lizuar përmes programit “Kosova e Bukur II”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Komuna e Rahovecit, të implementuar nga IOM-i. Janë rregulluar dy fusha sportive dhe hapësirat gjelbëruese në oborrin e kësaj shkolle. Vlera e përgjithshme e bashkëfinancimit të projektit arrin shumën 115.000 euro./arbresh.info
Nata e ndërrimit të viteve: Ja vendet që do ta mirëpresin të...
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhje...
Kryetari i Kaçanikut merr vendim: Nga janari 200 euro për në...
Zelensky: Disa dokumente për t’i dhënë fund luftës gat...
Lakers ‘demolohet’ nga Detroiti, fitojnë Bostoni...
Kurti dhe Rizvanolli nisin vizitën në Postën e Kosovës