​Komuna e Ferizajit ndërton shtëpi për rastet skamnore

14:43 | 7 Nëntor 2015
M. A.

​Këtë të shtunë në Ferizaj ka filluar ndërtimi i shtëpive për rastet skamnore në qytet.

Këtë të shtunë në Ferizaj ka filluar ndërtimi i shtëpive për rastet skamnore në qytet.

Ndërtimi i këtyre shtëpive filloi me mjetet e ndara nga buxheti komunal i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociali si nga organizimi i gala mbrëmjes humanitare që u organizua në qershor të këtij viti.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, theksoi se ndërtimi i 23 shtëpive për familjet skamnore për këtë vit dhe gjashtë shtëpive të ndërtuara vitin e kaluar, është një hap shumë i madh, dhe po zgjidhet një problem për shumë familje me gjendje të rëndë.
Edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, dr. Burim Karameta, ka thënë se kjo është njëra ndër ditët me të lumturat tij, për shkak të asaj se shumë familje skamnore po bëhen me shtëpi të reja.

“Vetëm nga gala mbrëmja e organizuar në muajin qershor janë grumbulluar rreth 200 mijë euro, dhe 70 mijë euro kanë qenë të ndara nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për ndërtim të shtëpive”, është shprehur Karameta.

Nga ana tjetër përfituesit e këtyre shtëpive janë shprehur shumë të gëzuar që më në fund po bëjnë një zgjidhje të përhershme të banimit. Naim Hasanrak person me të meta psiko-fizike, ka falënderuar të gjithë për ndërtimin e shtëpisë së tij.

“Jam shumë i gëzuar që edhe mu po më ndërtohet shtëpia. Me nënën dhe gruan kam jetuar në shtëpinë e vëllait”, ka thënë Hasanrak.

Ndërkaq, Sami Gashi ka falënderuar të gjithë donatorët dhe Komunën e Ferizajt për ndërtimin e shtëpisë se tij.

“Kam jetuar në një shtëpi tejet të vjetër. Askënd nuk e kam në punë dhe kam pasur kushte shumë të rënda jetese. Falënderoj të gjithë ata që më përkrahën për ndërtimin e shtëpisë”, ka thënë Gashi.

Përzgjedhja e familjeve për ndërtimin e shtëpive është bër? ? nga një komision komunal i cili ka punuar gjatë për identifikimin e këtyre rasteve.

Shpërndaje në rrjete sociale