Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në regjionin e Mitrovicës pas hetimeve të zhvilluara për gati një vit, ku dyshohej për një rast të Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar nga (neni 422) dhe për Falsifikim të dokumentit zyrtar nga (neni 398), ka identifikuar dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar.
I dyshuari L. M, (mashkull/serb) me datë 23.10.2014, në zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Leposaviqit, zyra me seli në Bistricë të Shalës, me autorizim të noterizuar i cili dyshohet të jetë i falsifikuar ka aplikuar për regjistrim në emër të personit S.K. shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe me ndihmën e të dyshuarit N.A.(mashkull/shqiptar), është regjistruar në sistemin qendror me certifikatë të lëshuar nga autoritet serbe në Kralevë dhe me kopje të pasaportës se një shteti tjetër të huaj.
Pas hetimeve të kryera, është vërtetuar se regjistrimi në fjalë është kryer në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, respektivisht janë bërë shkelje të udhëzimit administrativ që ka të bëjë me regjistrimin civil.
Të gjitha veprimet janë ndërmarr në konsultim me prokurorinë kompetente dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orëve.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun