Zyrtari amerikan: Askush nuk duhet të gëzojë imunitet nga ligji

Hoyt Brian Yee, Deputy Assistant Secretary for European and Eurasian Affairs, responsible for U.S. relations with the countries of Central Europe and South Central Europe, speaks during a news conference after his meeting with Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic, in Belgrade, Serbia, Wednesday, May 24, 2017. Yee has urged vigilance about Russia's policies in the troubled Balkans where Moscow has sought to increase its influence and undermine that of the West. (AP Photo/Darko Vojinovic)

19:26 | 25 Tetor 2017
M. A.

Ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji.

Kështu u shpreh zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, teksa u pyet për rrëzimin nga Kuvendi i kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit.

Pjesë e intervistës:

Në Shqipëri, një ish ministër i brendshëm, akuzohet për lidhje me një grup trafiku droge. Cila është pikëpamja juaj për mënyrën se si po trajtohet çështja e tij?

Hoyt Brian Yee: SHBA është duke ofruar drejtpërdrejtë ndihmën e vet, ekspertizën teknike, ndihmën financiare, në ndërtimin e strukturave, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve, për t’u ndihmuar që të kryejnë punën e tyre. Sinqerisht, nuk mund të flas dot mbi rastet individuale, por gjithsesi besojmë në disa parime.

I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës. Nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Së dyti, ne mbështesim qeverinë, që ka dhënë shembullin. Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë…dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme