Ndonëse në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës e ka mbështetur versionin aktual të buxhetit, kjo nuk do të thotë se buxheti do të kalojë me lehtësi edhe në Kuvend, nëse nuk përfillen vërejtjet e partisë me të madhe në vend.
Kështu ka paralajmëruar për ‘Indeksonline’, Anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Shukri Buja.
Ky i fundit ka bërë me dije se buxheti vështirë do të kalojë në Kuvend në rast se LDK vazhdon të mos merr parasysh vërejtjet e PDK-së.
“Ka vërejtje nga PDK për buxhetin e vitit 2017. Janë tri çështje qe ma shumë na brengosin. Është fjala për huamarrje me të cilat po synohet zhvillimi ekonomik, pastaj është çështja e veteranëve, e cila duhet të respektohet nga qeveria. Pra duhet respektuar ligji qe është nxjerre dhe nuk mund ta ndryshoj qeveria. Duhet të respektohet ligji dhe sipas ligjit paga minimale në Kosovë, e veteranit duhet të jetë se paku 170 dhe vërejtja më e madhe është se buxheti prej 2 miliardë mund të jetë buxhet ngarkese për qytetarët dhe bizneset”, ka thënë anëtari i PDK-së në këtë Komision Shukri Buja.
PDK sipas tij, nuk është për t’i bërë presion qytetarëve dhe bizneseve për taksat dhe tarifat qe do t’i paguajnë. Buxheti thotë se ai se duhet të jetë për të mirën e qytetarëve dhe jo ngarkesë.
Ai ka bërë me dije se Projektligji është proceduar në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa, mirëpo, sipas tij, duhet të ketë konsulta mes partnerëve të koalicionit në mënyre qe të harmonizohet buxheti.
Edhe zv/ministri i Financave, Isni Kilaj, ka thënë ditë më parë për ‘Indeksonline’, se buxheti i vitit 2017 është jo real dhe politik. Ai ka akuzuar LDK-së se i ka orientuar linjat buxhetore në drejtim të komunave dhe agjensioneve qe udhëhiqen nga LDK.
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...
Reforma e inspektimeve/ Rama: Do të ketë certifikim, trajnim...
I burgosuri shqiptar vret një pakistanez në qeli, dënohet me...
Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për zgjedhje...
Macron për dialogun me Rusinë: Bisedimet duan kohë, priorite...