Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ndryshe dje ka filluar dëshminë Bislim Zyrapi, i cili gjatë dëshmisë së tij në Speciale tha se gjatë periudhës nga nëntori i vitit 1998 deri në mars të vitit 1999 pjesën më të madhe të kohës Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka qenë i vendosur në fshatin Divjakë në Malet e Berishës.
Dëshmia e këtij dëshmitari pritet të vazhdojë gjatë sesionit të paradites në seancën e sotme.
Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 2 korrik pritet të mbahet nga ora 09:00 deri në orën 13:00/rtk
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-v...