Integrimi i sotëm i gjykatësve, prokurorëve dhe personelit administrativ në Gjyqësorin e Kosovës është zbatim i Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në shkurtin e vitit 2015 në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës që po zhvillohet me ndërmjetësim të Bashkimit Europian, thotë kumtesa nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini.
Integrimi i të gjithë përfaqësuesve të komuniteteve në Gjyqësorin e Kosovës është kyç për sigurimin e drejtësisë për të gjithë banorët, thuhet në kumtesë.
Integrimi i i Gjyqësorit, shtohet, do të mundësojë zbatimin unik të ligjit në Kosovë në të gjitha gjykatat e prokuroritë themelore në Kosovë.
Gjyqësori reprezentativ dhe zbatimi unik i ligjit në Kosovë do të përforcojë sundimin e të drejtës si shërbim themeltar publik dhe si nxitje kryesore për rritë ekonomike e investime, thuhet në fund në kumtesë.
Dy të kërkuar ekstradohen brenda 48 orëve
Trafiku Urban tregon cilat kategori lirohen nga pagesa nëse ...
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për rrugët...
Zelensky “prezanton” për herë të parë zyrën e tij në bunker
Ahmeti në Uashington: Lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e ...
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin