Zyra e BE’së dhuron 2 mijë maska mbrojtëse për burgjet

15:19 | 7 Maj 2020
M. A.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka pranuar 2 mijë maska donacion nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ShKK’ja ka bërë me dije se dhurimi ka për qëllim mbrojtjen e të dënuarve dhe punonjësve të Shërbimit Korrektuese të Kosovës nga pandemia Covid-19.

“Gjatë pranimit, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Rasim Selmani, falënderoi përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, për mbështetjen dhe donacionin e dhënë SHKK-së në këtë kohë pandemie”, thuhet në njoftim.

 

https://www.facebook.com/SherbimiKorrektuesiKosoves/posts/693429468099474?__xts__[0]=68.ARBHYoqdJIa8Lc8-mZYEf1jRsUul6eP4yqsLmCloJcwz_PhsQPKUSgHlgT-enu-Kt_O_RwnHSfmq0ufmZQLArWxKSgeXEku0XezzS-I047tthOCdlUlIZ8qaPuO91VW17Tmhi6LdwVOyQf1VbUhGxqS6lvXlO5Owl5B2hFJr2bg-eW6ZlTh0_uaAN9GVgrRfnft–YG2y0pI5JAlABjhF1zvTFNKr8ug_ieup5X9r0ADipH6XzvzZsDKyPMuOxouXNJfVjb83KcHkFFUs5I7SOY3yTSb16_htSzFdS3Vwz_IalGdpmUEfdzdamSMCaIBZKoLkeVkE7pA2IZ99LZzqmM&__tn__=-R

Shpërndaje në rrjete sociale