Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se ditën e enjte do t’i vizitojë të burgosurit e rastit “Kumanova”.
Sallahu tha se pas një komunikimi me Ministrinë e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Jashtme në Kosovë ka arritur të sigurojë leje për t’i vizituar të burgosurit e rastit “Kumanova”.
Zv. ministri i drejtësisë tha se kjo vizitë do të realizohet të enjten.
“Si ministri, duke marrë parasysh ligjin për shtetësi, theksohet qartë se shtetasi ka lidhje të ngushtë me shtetin… mbi bazën e kësaj krijohen obligime. Ne si ministri, në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësisë atje, unë të enjten do t’i vizitoj të burgosurit. E kemi një konfirmim nga zv. ministri i Drejtësisë na ka dhënë leje. Do t’i vizitojmë ata, t’i shohim kushtet, pastaj do të marrim masa duke dërguar letra në drejtim të qeverisë atje që të krijohen kushte më të mira sepse për neve janë çlirimtarë”, është shprehur Sallahu.
“Unë pajtohem plotësisht që ky rast duhet të zbardhet, duke filluar me pyetjen si kanë shkuar ata djem atje. Pra, pse ka ndodhur ky rast? Kush e ka organizuar?”, shtoi Sallahu./Express/
BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të q...
Plagosja në Prizren, i dyshuari arrestohet, i plagosuri jash...
Rusia e shpall Deutsche Wellen “organizatë të padëshirueshme...
AAK nesër e hap fushatën zgjedhore në ora 18:00 në Prishtinë
Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e L...
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milion...