Zjarri i cili përfshiu një automjet në Prishtinë mund të përhapej në objekte tjera përreth, tha Komuna në një njoftim.
Reagimi i shpejtë dhe profesional i ekipeve emergjente të kryeqytetit, u tha se e parandaloi më të keqën.
“Edhe pse ditë e diele, ekipet tona të Zjarrfikësve të Kryeqytetit, së bashku me Policinë e Kryeqytetit dhe shërbimet tjera emergjente, u mobilizuan menjëherë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin në një automjet në hapësirën tek Tregu i Gjelbër. Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të të gjitha ekipeve, zjarri u vu nën kontroll brenda një kohe të shkurtër, duke parandaluar përhapjen në objekte tjera përreth dhe duke mbrojtur jetën e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes doli edhe drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca Lulzim Fushtica.
“Një falënderim i madh për punën e palodhshme të zjarrfikësve, policisë dhe gjithë ekipeve emergjente të Kryeqytetit të cilët gjithmonë janë në shërbim të qytetarëve tanë!”, tha Komuna./Arbresh.info/
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...