Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë

16:49 | 25 Mars 2026
E.G

Rruga Pejë–PKK Kullë–Rozhajë tashmë është kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë), pasi ishte mbyllë ditë më parë si pasojë e reshjeve të borës në territorin e Mali i Zi.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

“Ju njoftojmë se pas kontakteve me policinë e Malit te Zi në PKK Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas, është e kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë), e cila ishte e pakalueshme si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi”, thuhet në postim.

Shpërndaje në rrjete sociale