Zëvendësministrja e Drejtësisë: 34 prej 140 aktiviteteve kundër dhunës në familje kanë filluar së zbatuari

11:34 | 30 Mars 2022
A Z

Është mbajtur sot Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione për rastet e dhunёs nёpёr shkolla, si dhe masat e ndёrmarra nga ana e institucioneve kompetente.

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala tha se në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje janë paraparë 140 aktivitete, ku nga këto aktivitete nga janari kanë filluar të zbatohen 34 prej tyre.

Sipas saj janë deri në 15 aktivitete të cilat synojnë fuqizimin e gruas për t’u shkëputur nga cikli i dhunës.

“Nga 140 aktivitete të parapara në periudhën trevjeçare, 34 prej tyre kanë filluar të zbatohen”, tha ajo.

Anëtarja e komisionit, Eliza Hoxha ka kërkuar që të hartojnë politika për mundësi banimi të grave ose pagesa më të ulëta të tatimit.

Ndërkaq, anëtarja Tinka Kurti ka pyetur nëse po bëhen hetime për zyrtarët institucionalë.

“Sa herë që nuk kemi një përgjigje adekuat institucional, ne kemi rënë dakord që të mund të mbledhim grupin e ngushtë urgjent i përgjigjes. Dhe në këtë grup bën pjesë policia, mbrojtësi i viktimës”, ka shtuar ajo.

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut është paraparë të raportojë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale