Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj pas dështimit për herë të 40-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës tha se sot është parë injoranca e LVV-së, si partia fituese.
“Pamë injorancën e shumicës parlamentare, LVV-së për të mos lejuar respektimin e vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe për të mos lejuar krjimin e mundësisë për votimin e kryetarit të Kuvendit. Kjo është shkelje në vazhdimësi e Kushtetutës dhe papërgjegjësi e madhe çka po ndodh me kapjen e institucioneve, me tendencën për të vazhduar ky ngërç politik”, ka thënë ai.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari edhe këtë herë kërkoi nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati as kësaj here nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Nga deputetët 108 sa ishin në sallë, 51 votuan për, kundër dhe abstenim nuk pati./rtk
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...
Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike D...
Koreja e Veriut ekzekuton ata që shikojnë Squid Game